Akomodimi

Posa të futeni në vilë, do të vëreni rregull, pastërti, mobilim me shije të mirëfilltë për ndërtimet në bjeshkë ku dominon druri, shtrojë e mbulojë të rehatshme, kuzhinë me gjitha paisjet, banjo, oxhak dhe gjithcka që nevoitet. Që në pushimin e parë kur të jeni shtrirë dhe ta keni hedhur vështrimin nga dritarja do ta pëlqeni këtë ambient tejet të rrallë për nga dhuntitë e natyrës. E kur të vijë koha e gjumit do të clodheni si kurrënjëher tjetër, do të bëni një gjumë të ëmbël dhe të rrehatshëm duke u zgjuar të freskët me simfoninë e ëmbël të cicrrimave.

Vila 3

Vila e madhe ka një hapësirë prej 110m2 dhe mundëson akomodimin e më shumë se një familje deri 12 persona. Mobilim me shije të mirëfilltë ku dominon druri, me 3 dhoma gjumi, 1 dhomë dite, shtrojë e mbulojë të rehatshme, kuzhinë me gjitha paisjet, banjo, oxhak, ballkon dhe gjithcka që nevoitet.

Vila 2

Vila 2 ka një hapësirë prej 100m² dhe akomodon deri në 8 persona. Kjo vilë përbëhet nga 3 dhoma gjumi, salloni, banjo, kuzhina, oxhaku, ballkoni dhe terasa.

Vila 1

Janë tri vila të vogla ku mund të akomodohen 3 familje mesatare, vila 1 është me kapacitet deri në 4 persona. Mobilim të mirëfilltë për ndërtimet në bjeshkë, kuzhinë, banjo, oxhak. Gjithcka e rregulluar, gjithcka që ju nevojitet është aty.

Vila Tree House

Vila Tree House është villë për 2 persona me një dizajn të përkryer dhe e vendosur në mes të pishave. Ndërtimi është shumë i sigurt dhe ofron rehati në të gjitha stinët. Kjo villë përbëhet nga dhoma e gjumit, banjo, oxhaku dhe një terasë e madhe dhe me privatësi të plotë.

Apartmentet

Apartamentet janë hapësira një dhomëshe ku mund të akomodohen deri në 2 persona. Në total janë 4 sosh dhe secila përbëhet nga një dhomë, banjo, oxhaku dhe ballkoni.