Pushimorja HAJLA

Nëse jeni të lodhur, ndjeheni të molisur, ju kanë ngulfatur ajri i ndotur I qytetit, nëse keni nevojë për rrimarrjen e vetës, për energji të re, për freskimin e trurit dhe të trupit, për rruazat e kuqe të gjakut, për një formë të mirë dhe për kthimin e pozitivitetit, zgjidhja juaj më e duhur do të ishte disa ditë në pushimoren Hajla.
Pushimorja Halja është një kompleks turistik me infrastrukturë të kompletuar. Janë tri vila të vogla ku mund të akomodohen 3 familje mesatare dhe 1 vilë e madhe në të cilen mund të pushojnë më shumë se nje familje.
A ka gjë më të bukur se sa ta shijosh këtë bukuri përrallore, këtë natyrë gati hyjnore e cila të mahnitë në cdo stinë të vitit. Pishat e gjata, të gjelbra, me aromën dhe hijën e tyre thjeshtë të mbushin jetë.
Drunjë gjithëfaresh, bari i njomë, lulet natyrore, livadhet, kodrinat, shtiget e pa prekura, burimet e shumtë të ujit që edhe në vapën më të madhe të pikë në ballë, të bëjnë të ndjehesh i qetësuar, rehat dhe të mendosh vetëm mirë.
Hajla, përkatësishtë Reka e Allagës është një zonë mahnitëse me lartësi mbitetare 1400 m. Deri në këtë vend mund të arrihët edhe me makina të zakonshme por me një xhip aq më mirë dhe aq më lehtë. Por transportin mund ta sigurojm edhe ne. Gjatë rrugës nga të dyja anët mund të shijosh bukurinë mahnitëse që di të ta dhurojë vetëm një ambient përrallorë i një bjeshke kaq të bukur. Selvitë shtatëlarta, aroma dehëse e barishtave të malit sikur të përkëdhelin dhe të urojnë mirëseardhje.
Me të arritur në pushimoren Hajla shpirti, zemra dhe trupi juaj sikur do tu jenë mirënjohës. Aty, ende pa i futur plaqkat në vilë do të sodisni rrethepërqark dhe do ta ndjeni vetën si në një përrallë të bukur. Gjithcka e rregulluar, gjithcka e gjelbërt, gjithcka e virgjër, gjithcka që ju nevojitet është aty, dhe mund të prekët, mund të shijoet.
Gjatë qëndrimit në pushimoren Hajla ju nëse jeni adhurues të mëdhënjë të natyrës dhe i pëlqeni aktivitetet sic janë shetitjet, ecjet, vrapimet, atëherë keni mundësinë që bashkë me familjarët dhe miqtë tuaj t’ia mësyni asaj lartësie dhe nëse jeni të përgatitur fizikisht të arrini në majën e dytë më të lartë në Kosovë që ka lartësinë mbidetare 2403 m. Nëse kjo lartësi është kafshatë e madhe për ju, atëherë mund të vizitoni pika të ndryshme atraktive sic është ujëvara e këtij fshati apo ti shfrytëzoni terenet e virgjëra për aktivitete të llojllojshme sportive dhe rekreative. Në pushimoren Hajla do të gjeni bukurinë, qetësinië, kënaqësinë dhe dukshem ta përmirësoni shëndetin tuaj trupor dhe mendor.